Kim vishet me fustan provokues: Ma zgjodhi Kanye

Kim Kardashian është paraqitur me një fustan tejet provokues.

ShowBiz

08/02/2019 16:45

Kim Kardashian ka postuar në Instagram një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me fustan ngjyrë ari, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja kishte vënë në pah format trupore me fustanin e hapur tek këmbët dhe tek gjoksi.

Kjo fotografi ishte realizuar gjatë vitit të kaluar, kur Kim udhëtoi në Miami, kurse përzgjedhjen e fustanit ia kishte bërë partneri i saj, Kanye West.

Ajo pranoi shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit,  ndërsa e motra e saj e cilësonte “Mbretëreshë”.  /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Btn7Tm6nEof/