Kim: Të pasmet i kam origjinale
Ditëve të fundit mediat i kanë krahasuar disa foto të mëparshme të Kimit me këto të tashme, dhe është parë dukshëm se vithet e saj ishin më të mëdha, por sipas Kimit aty nuk ka pasur asnjë ndërhyrje kirurgjike. “Unë jam duke i parë të gjitha këto media të pabaza të cilët raportojnë se unë…
ShowBiz
Ditëve të fundit mediat i kanë krahasuar disa foto të mëparshme të Kimit me këto të tashme, dhe është parë dukshëm se vithet e saj ishin më të mëdha, por sipas Kimit aty nuk ka pasur asnjë ndërhyrje kirurgjike.
“Unë jam duke i parë të gjitha këto media të pabaza të cilët raportojnë se unë kam bërë implant në vithet e mia”.
“Ata kanë përdorur foton time para se të lindja fëmijën me këtë të tashmen. Është normale që unë të jem tani më e plotë. Dikush që ka pasur fëmijë, e di shumë mirë sesa vështirë është të humbësh kilogramë pas lindjes. Trupi yt ndryshon tërësisht”.
“Unë nuk jam perfekte, por nuk do të jem kurrë në përputhje me standardet e juaja! Jo unë”, ka shkruar Kardashian në rrjetin social Twitter.
Fotografët në vitet e fundit janë duke i kushtuar shumë vëmendje të pasmet e Kimit, të cilat të tërheqin shumë.