Kim Kardashian tregon kriteret për partnerin e ardhshëm pas ndarjes nga Kanye West

Kim tregon se si dëshiron të jetë partneri i saj i ri.

ShowBiz

11/06/2021 23:40

Kim Kardashian ka dhënë detaje për cilësitë që kërkon në një partner të ardhshëm mes martesës së saj të shkatërruar me Kanye West, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Në finalen e serialit të Keeping Up With The Kardashians, e filmuar para paraqitjes së divorcit, Kim, 40 vjeç, zbuloi shpresat e saj për të qenë në një lidhje me dikë që i pëlqente të punonte me të dhe i cili gjithashtu donte të shikonte të njëjtat shfaqje televizive që bën ajo.

Duke reflektuar në jetën dhe martesën e saj me Kanye gjatë një bisede intime me nënën e saj Kris Jenner, Kim rrëfeu se kishte arritur gjithçka që i kishte vendosur mendjen, megjithatë nuk kishte asnjë partner për ta ndarë atë.

Për atë që po kërkon tani, ajo i tha nënës së saj: ” Unë kam ekstravagantin, gjithçka që ju mund ta imagjinoni, por unë mendoj se jam gati për përvojat më të vogla ‘.

Dhe ndërsa Kim pranoi se ajo fillimisht ndjehej e plotësuar duke jetuar vetëm me katër fëmijët e tyre ndërsa Kanye banonte qindra milje larg në Wyoming, të gjitha ndryshuan kur ajo mbushi 40 vjeç dhe filloi të rivlerësonte vlerat e saj.

“Unë i kam përmbushur pritjet e mia dhe kam arritur dhjetë herë më shumë sesa kam menduar se ishte njerëzisht e mundur. Por, unë nuk kam një jetë për të ndarë atë me të”, shtoi ajo.

“Siç po e bëj. Padyshim, fëmijët e mi dhe gjithçka. Por a do të ulem këtu dhe të mendoj, “Mirë, fëmijët e mi më përmbushin dhe unë jam mirë?”.

“Dhe atëherë kurrë nuk kam menduar se jam e vetmuar, dhe gjithmonë kam menduar se është krejtësisht në rregull. Unë thjesht mund të kisha fëmijët e mi. Burri im lëviz nga shteti në shtet dhe unë jam në këtë udhëtim me të. Dhe unë isha në rregull me këtë”, deklaron Kim.

Kim pranoi se ishte mirë me Kanye kur po jetonin të ndarë, një fakt për të cilin nuk ishte krenare.

Ajo thotë se kur mbushi 40 vjeç e kuptoi se nuk do një burrë që jeton tjetër gjendje, ani pse nuk është ajo që e do.

Kim thotë se dëshiron një partner që është në një linjë me të dhe që dëshiron të stërvitet me të.

Madje, ylli televiziv deklaroi se kishte filluar të ndjente xhelozi se po stërvitej me Khloe Kardashian dhe partnerin e saj Tristan Thompson çdo mëngjes gjatë karantinës.

Kim Kardashian pranon se tani kërkon gjëra të vogla tek një partner i ri.

“Mendoj se jam gati për përvoja më të vogla që mendoj se do të nënkuptojnë shumë”, shtoi ajo.

Ndërsa e ëma e saj e emocionuar i thotë “Thjesht dua që ju të jeni të lumtur dhe mendoj se këtë gjë nuk e kam parë për një kohë të gjatë”. /Lajmi.net/