Kim Kardashian nuk i reziston dot vetes – “kapet mat” duke kërkuar imazhet e saj në Google

Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Paris, teksa u shfaq me një fustan latex ngjyrë të bardhë dhe çizme të veçanta nga shtëpia e njohur e modës Balenciaga, në momentin që mbërriti në sfilatën e kësaj marke të mërkurën. Sipërmarrësja 44-vjeçare zgjodhi një pamje tërësisht të bardhë në prag të ngjarjes në kryeqytetin…

ShowBiz

09/07/2025 20:37

Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Paris, teksa u shfaq me një fustan latex ngjyrë të bardhë dhe çizme të veçanta nga shtëpia e njohur e modës Balenciaga, në momentin që mbërriti në sfilatën e kësaj marke të mërkurën.

Sipërmarrësja 44-vjeçare zgjodhi një pamje tërësisht të bardhë në prag të ngjarjes në kryeqytetin francez, përfshirë edhe çizmet klasike me taka të larta nga Balenciaga – një stil që i ngjante shumë fustanit rozë që kishte veshur një natë më parë gjatë një daljeje, transmeton lajmi.net.

Në një moment interesant, Kardashian u kap nga paparacët duke kërkuar emrin e saj në Google nga telefoni, teksa shikonte imazhet me pamjen rozë të së martës./lajmi.net/