Kim Jong Un ndalon ngrënien e “hotdogëve” dhe divorcet në shtetin e tij
Kim Jong Un raportohet të ketë marrë dy vendime të reja, e shumë të ashpra. Ai ua ka ndaluar banorëve në Korenë e Veriut që të hanë “hotdogs” dhe ka urdhëruar arrestime për çiftet të cilat divorcohen. Sipas raportimeve nga Daily Mail, Kim Jon Un thuhet se ngrënien e hot-dogëve e ka konsideruar si akt…
Bota
Kim Jong Un raportohet të ketë marrë dy vendime të reja, e shumë të ashpra.
Ai ua ka ndaluar banorëve në Korenë e Veriut që të hanë “hotdogs” dhe ka urdhëruar arrestime për çiftet të cilat divorcohen.
Sipas raportimeve nga Daily Mail, Kim Jon Un thuhet se ngrënien e hot-dogëve e ka konsideruar si akt tradhtie, e që sipas tij kushdo që i shërben ato ose kapet duke i gatuar do të rrezikojë të dërgohet në kampet e punës.
Jong Un thuhet se do t’i dërgojë në kampin e punës edhe çiftet që do të divorcohen.
Si pjesë e “goditjes” së re, lideri tiran dëshiron që të dyja palët të shërbejnë deri në gjashtë muaj pasi prishja e martesës shihet si “antisocialiste”.
Sipas raportime, gratë mund të përballen me dënime më të gjata, transmeton Klankosova.tv.
Poashtu, sipas rregullave të reja, të dy bashkëshortët do të përballen me burgim pasi të finalizohet divorci.