Kim e shijon çdo moment me vajzën

Kim Kardashian duket më e lumtur se kurrë. ‘Show-girl’ amerikane po ia kushton çdo moment vajzës së saj 20 javëshe, North West, por edhe të dashurit të saj, Kanye West. Pasi e mbajti disa javë larg syrit të kamerave, Kim duket më shumë sesa rehat me vogëlushen e saj, të cilën e mban në duar…

ShowBiz

10/11/2013 07:00

Kim Kardashian duket më e lumtur se kurrë. ‘Show-girl’ amerikane po ia kushton çdo moment vajzës së saj 20 javëshe, North West, por edhe të dashurit të saj, Kanye West.

Pasi e mbajti disa javë larg syrit të kamerave, Kim duket më shumë sesa rehat me vogëlushen e saj, të cilën e mban në duar dhe e përqafon vazhdimisht.

Për herë të dytë gjatë dy ditëve, 33 vjeçarja u pa me vajzën e saj, teksa po i kalon pushimet në Santa Barbara.

Kardashian është e fokusuar totalisht tek North, duke mos i kushtuar shumë rëndësi pamjes së saj, pasi siç shihet në foto, ajo nuk ka përdorur fare ‘make-up’, siç bën zakonisht.