Kikirikët ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës

Meshkujt me kancer në prostatë mund të ulin rrezikun e vdekjes, duke ngrënë kikirikë, arra dhe lajthia.

Lifestyle

17/06/2016 05:11

Duke ngrënë 5 grushte arra, kikirikë ose lajthia në javë, shkurtohet norma e vdekjes për 34%, thanë hulumtuesit.

Por, hulumtuesit thonë se nuk ka dëshmi nëse ngrënia e tyre ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes, transmeton Gazeta Express.

Rezultatet erdhën nga një studim i madh mbi efektet e dietave të pasura me kikirikë, arra dhe lajthia në kancerin e prostatës.

Në studimin e publikuar në Gazetën Britanike të Kancerit, ekspertët nga Shkolla e Mjekësisë ‘Harvard’ në Boston, gjetën se kikirikët, arrat dhe lajthitë (duke përfshirë edhe nuts të tjerë) shkurtojnë rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës.