Kievi thotë se të dërguarit amerikanë Witkoff dhe Kushner mund të vizitojnë Ukrainën
Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner mund të udhëtojnë për në Kiev në prill. Kështu tha të shtunën ndihmësi kryesor i presidentit ukrainas, Kyrylo Budanov, mes përpjekjeve për të ringjallur bisedimet e paqes me Rusinë, të cilat ngecën pas shpërthimit të luftës në Gjirin Persik, raporton Reuters. “Kushner, Witkoff, Lindsey Graham – këta…
Bota
Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner mund të udhëtojnë për në Kiev në prill.
Kështu tha të shtunën ndihmësi kryesor i presidentit ukrainas, Kyrylo Budanov, mes përpjekjeve për të ringjallur bisedimet e paqes me Rusinë, të cilat ngecën pas shpërthimit të luftës në Gjirin Persik, raporton Reuters.
“Kushner, Witkoff, Lindsey Graham – këta janë ata që pritet të vijnë. Kush tjetër do të jetë atje – do ta shohim”, tha Budanov për Bloomberg, duke shtuar se takimi mund të zhvillohet menjëherë pas Pashkëve Ortodokse më 12 prill.