Kidnapohet 17-vjeçari nga Vitia, familjes i kërkohen një mijë euro që t’ia dërgojnë shëndosh e mirë

20:20 | 7 Janar 2022

A.Q, 17-vjeçar nga Vitia, u kidnapua në afërsi të shtëpisë së tij dhe u dërguar në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën.

I mituri thotë se u rrëmbye nga dy persona, ku njëri nga ta ishte shoku i tij virtual më të cilin njihet përmes rrjeteve sociale ku ky i fundit i kishte premtuar një dhuratë viktimës, raporton Klan Kosova.

Viktima tregon se nuk u maltretua fizikisht ani se u mbajt i mbyllur për disa orë, dhe se për lirimin e tij të dyshuarit kërkuan një mijë euro.

E deri në epilogun e kësaj ngjarje ankthi i prindërve të 17 vjeçarit ishte i madh. Babai i të miturit ka një apel për të rinjtë që të kenë kujdes se më kë flasin në rrjetet sociale.

Edhe policia këtë rast e ka raportuar si rrëmbim, derisa ka arrestuar dy të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje.