Kidda lanson me videoklip këngën “Cataleya”

Kidda është rikthyer me projekt të ri muzikor.

ShowBiz

27/11/2020 17:31

Kidda është artist shumë i talentuar, i cili numëron disa projekte muzikore, që janë pritur shumë mirë në publik, shkruan lajmi.net.

Ai sapo ka lansuar një tjetër këngë të re, e cila titullohet “Cataleya” dhe erdhi e vizualizuar edhe me videoklip.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet Kidda, mix/masterin e bëri @Marconimusiccopenhagen, ndërsa videoja u punua nga Valon Aziri (Cinegr8).

YouTube player

Edhe kësaj radhe, ky artist i qëndroi besnik stilit të këndimit për të cilin edhe e njohin të gjithë, andaj pritet që edhe kjo këngë ta ketë suksesin e projekteve paraprake.

Kënga “Cataleya” pason projektin shumë të suksesshëm të Kiddës, “Malli”, me të cilin ka marrë 37 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDDA (@theonlykidda)