Kida vjen me ‘M’ke rrejt’
Këngëtarja e re në estradën shqiptare Orhidea Latifi ka publikuar video-projektin e radhës të quajtur 'M'ke rrejt'.

ShowBiz
Ajo përmes faqes së saj zyrtare në Facebook ka publikuar videoklipin e këngës së re ‘M’ke rrejt’.
Kënga ka filluar menjëherë të pëlqehet dhe fansat e saj tashmë i kanë vërshuar rrjetet e tyre sociale me këngën e Kidës, transmeton Lajmi.net.
Këngëtarja ka bashkëpunuar me kompozitorët Zzap dhe Criss, kurse tekstin e këngës e ka shkruajtur BimBimma. Videoklipi është punuar nga Imagine Films.
Dëgjojeni këngën: