Kida në përgatitje të këngës së re

Kida po vjen me këngë të re.

ShowBiz

27/10/2020 20:00

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, po vjen me projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur me publikimin e disa imazheve në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkaq, në një ripostim tjetër shihet se edhe kësaj radhe producent do të jetë Mixey, i njohur për hite të shumta.

Kida vazhdon të jetë një nga emrat shumë të dashur për publikun dhe këngët e saj gjithmonë janë shndërruar në hite.

Besohet se edhe kënga e saj e re do të jetë e tillë. Megjithatë Kida nuk ka dhënë shumë detaje./Lajmi.net/