‘Kicker’: Bayern duan 40 milionë euro për kartonin e Lewandowski
Robert Lewandowski vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me të ardhmen e tij që vazhdon të jetë në pikëpyetje.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/04/FQpaQO0WQAQzSGy.jpg)
Sport
Ylli polak po shkon drejt muajve të fundit të kontratës së tij me Bayern Munich dhe mund të largohet nga ‘Allianz Arena’ qysh gjatë kësaj vere.
Skuadra e Barcelonës është ajo që ka shfaqur interesimin më të madh për shërbimet e Lewas.
Sipas ‘Kicker’, bavarezët kanë filluar të zbusin qëndrimet dhe tashmë kanë caktuar një çmim, transmeton lajmi.net.
Bayern Munich duan 40 milionë euro për të liruar kartonin e Lewandowski gjatë kësaj vere. Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i Barcelonës.
Kontrata e Lewandowski me Bayern skadon në vitin 2023. /Lajmi.net/