Kica-Xhelili: Vetëvendosje nuk e bën dallimin e të bardhës me të zezën
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas kritikave të tij ndaj opozitës për çështjen e buxhetit. Kica tha se Murati “nuk po e dallon të bardhën nga e zeza”, duke sqaruar se LDK kishte propozuar shqyrtimin e një pakete të Presidentes për të shmangur krijimin…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas kritikave të tij ndaj opozitës për çështjen e buxhetit.
Kica tha se Murati “nuk po e dallon të bardhën nga e zeza”, duke sqaruar se LDK kishte propozuar shqyrtimin e një pakete të Presidentes për të shmangur krijimin e komisioneve parlamentare në një situatë pa ndarje pozitë-opozitë.
Ajo e akuzoi qeverinë se po i propozon një legjislature të ardhshme projektligje dhe kritikoi juristët e VV-së, duke i quajtur shkeljet e Kushtetutës “akt patriotik”.
Kica gjithashtu e pyeti qeverinë pse humbi 15 ditë kur “nuk i kishte numrat”, duke e kthyer pyetjen e Muratit: “Kush me kë po tallet?”