Kica Xhelili uron besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bajramit

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë nesër festojnë festën e Fitër Bajramit. Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, uroi festën e Bajramit për besimtarët myslimanë, transmeton lajmi.net. “Uroj që muaji që shkoi të shërbejë si rikujtim se, teksa paqen e kërkojmë shpesh jashtë vetes, ajo qëndron brenda…

Lajme

29/03/2025 22:18

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë nesër festojnë festën e Fitër Bajramit.

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, uroi festën e Bajramit për besimtarët myslimanë, transmeton lajmi.net.

“Uroj që muaji që shkoi të shërbejë si rikujtim se, teksa paqen e kërkojmë shpesh jashtë vetes, ajo qëndron brenda nesh. Në fund, askush nuk bëhet më i fortë duke tejkaluar të tjerët, por duke tejkaluar veten. Gëzuar Bajramin për të gjithë ata që festojnë!”, shkroi ajo./Lajmi.net/