Kica-Xhelili: Mërgata do të votojë masovikisht, por juve nuk do t’iu lëmë t’i fabrikoni e kontrabandoni votat e tyre

Deputetja e LDK-s Doarsa Kica-Xhelili ka ironizuar me reagimet e VV-së, pasi PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së që mërgata të votoj edhe në restorane me qera e jo vetëm në ambasada e konsullata. Ajo ka thënë se “përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorane”.…

Lajme

01/12/2025 11:30

Deputetja e LDK-s Doarsa Kica-Xhelili ka ironizuar me reagimet e VV-së, pasi PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së që mërgata të votoj edhe në restorane me qera e jo vetëm në ambasada e konsullata.

Ajo ka thënë se “përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorane”.

Kica-Xhelili ka thënë se gjithë kjo zhurmë po bëhet pasi PZAP nuk ka lejuar që të votohet “nëpër restorane e lokale militantësh, pa kurrfarë sigurie si dhe të dërgohen fletëvotimet me e-mail (e pastaj ata t’i printojnë me dhjetëra e t’i mbushin para televizioneve sikurse kemi pasur raste që sot trajtohen nga prokuroria), por fletëvotimi t’i shkoj direkt në adresë nga shteti”.

“Kur jemi te manipulimet me vota, që thojnë, “mos e vet se t’kallxon vet”. O, mërgata do të votojë MASOVIKISHT, sikurse ka bërë gjithmonë. Disa do të vijnë, disa në ambasada e disa me postë. Por harrojeni që do t’ua lëmë juve mundësinë t’i fabrikoni e kontrabandoni votat e tyre, sikurse dukshëm paskeni bërë deri tani”, ka shkruar ajo në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: