Kica-Xhelili: Kurti po vazhdon t’i shfrytëzojë mjetet e qeverisë, kësisoj është i padenjë të komentohet

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kiac Xhelili është deklaruar në lidhje me seancën e sotme konstituive dhe deklarimin e mbrëmshëm të kreut të VV-së, Albn Kurti që tha se nga partitë e tjera ta testojnë nëse i ka 61 vota për qeverinë duke e votuar fillimisht propozimin për kryekuvendare. “Unë kam përshtypjen se jemi lodh pak…

Lajme

21/05/2025 11:15

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kiac Xhelili është deklaruar në lidhje me seancën e sotme konstituive dhe deklarimin e mbrëmshëm të kreut të VV-së, Albn Kurti që tha se nga partitë e tjera ta testojnë nëse i ka 61 vota për qeverinë duke e votuar fillimisht propozimin për kryekuvendare.

“Unë kam përshtypjen se jemi lodh pak edhe me lojërat e fjalëve. Unë e di se tashmë është një lloj tentimi që ta gjejë fajtorin diku tjetër por duhet ti themi gjërat troq sikurse janë.S’mund të bëhet asnjëherë kryetari i kuvendit pa marrëveshje politike sepse kërkohen 61 deputetë. Pra nëse jo me partitë e tjera është dashur me ata të minoriteteve. Pra në çdo variant kërkohet marrëveshje politike. E ne si LDK kemi bërë disa zbërthime në raport me figurën e personit të propozuar, por kjo s’është çështja kryesore sepse kryesore është marrëveshja politike.Ne s’jemi të obliguar të votojmë një person tek i cili ne nuk gjejmë veten se kush duhet ta drejtojë Kuvendin e Kosovës “deklaroi Kica-Xhelili, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se nuk beson se ka pse i komenton deklarimet e Kurtit- pasi ndaj tij LDK veçse ka parashtruar kallëzim penal.

Po ashtu ajo tha se Albulena Haxhiu si e propozuar e VV-së nuk përfaqëson atë çfarë kërkojnë si deputetë.

“Nuk besoj se kam nevojë të komentoj për faktin se ne kemi parashtruar kallëzim penal ndaj tij sepse mënyra se si vazhdon të shkojë në qeveri, ti shfrytëzojë mjetet e qeverisë e bën plotësisht ta padenjë që ta komentoj. Pra ka të bëjë me institucionin, e jo me individin. Ne po flasim për institucion, e jo për individ duhet ta lirojë atë pozicion ose t’ia lë detyrën ushtruesit ose të heq dorë nga e drejta si deputet sepse s’mund ti bëjë të dyja.Ka parti të tjera që kanë deklaruar se mund të votojnë kandidatë të tjerë. Pra nëse dëshiron të votosh kryetaren e kuvendit pra shko tek ato parti që kanë propozuar emra, e testoi ti ata. Për dy kandidate gra madje”./Lajmi.net/