Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Kur Gjykata u konvenon, nuk është “tejkalim norme”
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me ironi ndaj qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka komentuar se Vetëvendosje ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për interpretimet e Gjykatës Kushtetuese. Ajo rikujton se kur kjo gjykatë “shpiku” një afat shtesë prej…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me ironi ndaj qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka komentuar se Vetëvendosje ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për interpretimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo rikujton se kur kjo gjykatë “shpiku” një afat shtesë prej 30 ditësh për votimin e Qeverisë — i cili, sipas saj, nuk ishte i paraparë në Kushtetutë — kjo nuk u konsiderua si shkelje nga VV. Por sot, kur Gjykata vendosi se nominimi për Kryeministër nuk mund të ndodhë më shumë se tri herë, VV e quan shkelje dhe devijim, raporton lajmi.net
“Kaq për njohuritë e tyre në llojet e interpretimit që mund t’i bëjnë Gjykatat Kushtetuese, sidomos në raste të jashtëzakonshme, kur nevojitet mbrojtja e interesit publik,” ka shkruar ajo.
Deputetja nuk kurseu as ironinë në fund të reagimit, duke thumbuar VV-në.
“S’do mend – kur juristët më të mirë i kanë ekonomistët.”
Postimi i plotë: