Kica-Xhelili: Hetuesit që hetonin rastin Hajdari-Krasniqi u ndëshkuan – Demokracia po shndërrohet në fasadë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me tone të ashpra ndaj asaj që e quan “ndëshkim politik” të dy hetuesve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke hetuar rastet që përfshijnë ish-ministren Rozeta Hajdari dhe ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Sipas saj, të dy hetuesit janë larguar nga njësia kundër…

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me tone të ashpra ndaj asaj që e quan “ndëshkim politik” të dy hetuesve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke hetuar rastet që përfshijnë ish-ministren Rozeta Hajdari dhe ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Sipas saj, të dy hetuesit janë larguar nga njësia kundër korrupsionit, janë degraduar, dhe njëri prej tyre është transferuar pikërisht para se të intervistohej Rozeta Hajdari.
“Dy hetues të Policisë që hetonin Rozeta Hajdarin e Nagip Krasniqin janë dënuar: janë larguar nga njësia kundër korrupsionit, janë degraduar, dhe njëri është transferuar fiks para se të intervistohej ish-ministrja Hajdari”, ka shkruar Kica-Xhelili në një postim në rrjete sociale, transmeton lajmi.net
Ajo e quan këtë veprim një “mesazh të qartë hakmarrjeje” dhe një precedent të rrezikshëm për demokracinë në vend.
“Kjo nuk është rastësi. Është mesazh: e heton VV-në – të pret hakmarrja. Kur policët ndëshkohen pse hetojnë qeverinë, demokracia nuk është më funksionale. Është fasadë”, ka shkruar ajo.
Deputetja opozitare krahasoi situatën në Kosovë me modele autoritare si Hungaria, Rusia dhe Venezuela, duke paralajmëruar se tendenca për të ndëshkuar zyrtarët që hetojnë pushtetin është rrëshqitje drejt autoritarizmit.
“Sot degraduan dy hetues. Nesër mund të jetë një prokuror. Pasnesër – një gjyqtar. Në fund, je ti në radhë nëse nuk je mjaftueshëm i dëgjueshëm. Zgjedhja është e thjeshtë: ose je me ata që nënshtrohen, ose me ata që rezistojnë. Mes nuk ka”, përfundon ajo.
Ky reagim vjen pas tensioneve të fundit politike dhe hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria Speciale ndaj disa zyrtarëve të Qeverisë Kurti, ndërsa opozita po shpreh shqetësim për presion ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.
Postimi i plotë: