Kica-Xhelili akuza VV-së: S’e besoja kurrë që shqiptari linçon shqiptarin deri në çnjerëzim

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo bëri të ditur se ka qenë e linçuar nga, siç tha ajo “armiqtë politik”, për shkak të bindjeve të saja. Kica-Xhelili, deklaroi se kurrë nuk do ta besonte se shqiptari do t’ia bënte shqiptarit një gjë të tillë. “Nuk është…

Lajme

18/05/2026 18:40

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo bëri të ditur se ka qenë e linçuar nga, siç tha ajo “armiqtë politik”, për shkak të bindjeve të saja.

Kica-Xhelili, deklaroi se kurrë nuk do ta besonte se shqiptari do t’ia bënte shqiptarit një gjë të tillë.

“Nuk është mirë me i përjetu. Mendoj që edhe armikut nuk ja kisha dëshiru atë çka armiku po na bën neve, po flas për oponentët politik, por po i drejtohem si armik se nuk e kisha besuar që në një Kosovë të pavarur, shqiptari e linçon shqiptarin në këtë formë. As në ëndrrat tona më të këqija, as në ankthet tona të paraluftës, kur ne kemi qenë të vegjël, por tash me këtë rezonimin sot si njerëz të pjekur, jam e bindur se as në ankthet tona nuk e kishim paramenduar që vjen që shqiptari e linçon shqiptarin deri në pikën e çnjerëzimit”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

“Në momentin që ti ke një mendim të kundërt me ata, automatikisht je njeriu më i përbaltur, më i denigruar dhe në rreshtim me armikun tonë jetësor”, theksoi Kica Xhelili.