Khloe me foto atraktive nga plazhi, thotë se qysh moti e praktikoi distancën sociale

Khloe Kardashian kujtoi pushimet e fundit në bregdet.

ShowBiz

10/04/2020 21:01

Khloe Kardashian dhe motrat e saj, edhe në këto ditë të izolimit janë goxha aktive në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Khloe ka ndarë me miliona ndjekësit e saj një imazh në Instagram, në të cilin duket tejet joshëse.

Në foto, bukuroshja ishte veshur me bikini, teksa e gjithë vëmendja ishte tek format bombastike trupore të saj.

Khloe tha se distancën sociale e kishte praktikuar qysh atëherë në ato pushime, para se ta dinte se duhej ta bënte gjithasesi një gjë të tillë.

“Kthehem në kohë tek distanca sociale që unë e praktikova para se ta dija se duhej ta bëja”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-zkuRQh9iy/