Khedira: Ëndrroj të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin

Sami Khedira pranon se është e tij është të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin, dhe ai beson se këtë mund ta bëjë gjatë viteve të ardhshme.

Sport

05/06/2020 10:03

Mesfushori gjerman në rrjetin social Instagram u është përgjigjur shumë pyetjeve të tifozëve rreth karrierës së tij.

Ai ka thënë se është ende i etur për suksese në sportin më të dashur në botë.

“Po, natyrisht, kjo është arsyeja pse unë luaj futboll”, është përgjigjur 33 vjeçari, përcjell lajmi.net.

“Kam fituar pothuasje gjithçka, por të fitosh është si ilaçet që duhet t’i marrësh gjithmonë. Nëse nuk fitoni në një vit, në vitin tjetër ju do të provoni të fitoni të gjithë titujt e mundshëm”.

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin. Ne ishim afër para tre-katër vitesh në finale kundër Real Madrid”./Lajmi.net/