KGJK vendos të shpall konkurs për rekrutimin e 15 gjyqtarëve të rinj në gjykata themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka vendosur të shpallur konkurs për rekrutimin e 15 gjyqtarëve në gjykatat themelore të vendit. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se konkursi do të jetë i shpallur 15 ditë, raporton “Betimi për Drejtësi“. Zëvendëskryesuesja Arjeta Sadiku propozoi emrat për anëtarë të komisionit në krye me: Albert Zogajn- kryesues i…

Lajme

25/11/2025 16:01

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka vendosur të shpallur konkurs për rekrutimin e 15 gjyqtarëve në gjykatat themelore të vendit.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se konkursi do të jetë i shpallur 15 ditë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Zëvendëskryesuesja Arjeta Sadiku propozoi emrat për anëtarë të komisionit në krye me:

Albert Zogajn- kryesues i KGJK-së;

Besnik Bislimaj- gjyqtar në Gjykatën e Apelit, njëherësh anëtar i KGJK-së,

Arjeta Sadiku- zëvëndëskryesuese,

Mustafë Tahiri- kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj,

Ivanka Millenoviq- gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Kurse, për anëtarë rezervë u propozuan: Teuta Ibrahimin- anëtare e KGJK-së, si dhe Bekim Veliqi- U.D i kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Me asnjë votë kundër dhe me një abstenim, u miratua ky Komision për rekrutimin e 15 gjyqtarëve të rinj.

Ndërsa, për themelimin e komisionit për shqyrtim të ankesave të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatat Themelore, Zogaj propozoi që të shkohet me anëtarët e komisionit të mëparshëm pra: Muhamet Rexha, Bujar Muzaqi, Mirjeta Shala, Kujtim Pasuli, Fahret Vellija.

Edhe ky propozim u miratua me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.