KGjK thotë se ka realizuar 93% të planit të punës për vitin 2025
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka caktuar 80 pozita për Gjykatën Administrative, prej tyre 23 janë gjyqtarë dhe 57 staf administrativë. Me qëllim që kjo gjykatë të jetë sa më funksionale nga KGjK presin mbështetje buxhetore nga Qeveria e Kuvendi. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës u tha se gjyqësori ka realizuar 93%…
Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka caktuar 80 pozita për Gjykatën Administrative, prej tyre 23 janë gjyqtarë dhe 57 staf administrativë. Me qëllim që kjo gjykatë të jetë sa më funksionale nga KGjK presin mbështetje buxhetore nga Qeveria e Kuvendi. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës u tha se gjyqësori ka realizuar 93% të planit të punës gjatë viti 2025.
Drejtori i Burimeve Njerëzore në KGJK, Bislim Gashi tha se organogrami i pozitave për gjyqtarë në Kosovë i viti 2026 përmban 482 pozita për gjyqtarë.
“Organogrami i pozitave për gjyqtarë në Kosovë i viti 2026 përmban 482 pozita për gjyqtarë, KGJK përmes këtij numri ka tentuar dhe është fokusuar kryesisht në rritjen e efikasitetit në gjykatën e Apelit duke shtuar numri i gjyqtarëve, ndërsa fokus të veçantë i ka kushtuar krijimit të gjykatës administrative…Me qëllim që Gjykata Administrative të mos ketë asnjë ditë vonesë dhe që në ditën e parë të ketë të caktuar stafin e saj në këtë plan e shihni se Gjykatës Administrative i janë caktuar 80 pozita prej tyre 23 gjyqtarë dhe 57 staf administrative”,theksoi ai.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj në mbledhjen e sotme deklaroi se një pjesë e stafit të Gjykatës Administrative do të jenë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, që punojnë në departamentin administrativ e pjesa tjerë do të rekrutohet.
“Presim që në vitin 2026 në momentin që do të kemi ri-diskutime apo dëgjime që janë bërë më herët të reflektohet mbi zhvillimet që kanë ndodhur në gjyqësor në periudhën 2025-2026 dhe që nënkupton se themelimi i Gjykatës Administrative në princip po të duhet të ishte detyrë e qeverisë dhe Kuvendit të mbështetet gjyqësori me resurset e nevojshme që kjo gjykatë të jetë funksionale për shkak se në të dyja rastet edhe kur është themeluarit gjykata komerciale, por edhe ajo administrative ka pas vlerësime bazë në rastin e hartimit të koncept dokumentit për nevojën e krijimit të këtyre dy gjykatave dhe shqetësuese do të jetë numri i gjyqtarëve dhe stafit mbështetës dhe po ashtu ajo që është evidente është që vetëm në vitin 2022 i kemi pranuar 50 pozita të bashkëpunëtorëve dhe nuk është pranuar asnjë pozitë të mbështetur nga qeveria”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe implementimi i Planit të Punës së KGjK-së për vitin 2025.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka realizuar në shkallën prej 93% të Planit të Punës së KGjK-së për vitin 2025. Kështu tha drejtori i Departamentit për Çështje Ligjore në KGJK, Astrit Hoti i cili theksoi se nga 44 aktivitetet e planifikuara KGJK ka përfunduar 41 prej tyre.
“Dokument strategjik që na udhëheqë veprimtarinë tonë institucionale drejtë rritjes së efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve gjyqësore. Të dhënat e përmbledhura dëshmojnë një angazhim serioz dhe të qëndrueshëm në të gjitha nivelet të sistemit gjyqësor në realizimin e objektivave të caktuar në planin e punës së KGjK për vitin 2025..Në nivel të KGJK-së nga gjithsej 44 aktivitete të planifikuara janë përfunduara 41 që përfaqëson një shkallë të realizimit në 93% e realizimit ky rezultat dëshmon përkushtimin e administratës së KGJK-së në përmbushjen e reformave dhe nismave strategjike dhe në rrethana sfiduese dhe buxhetore”, tha ai.
Lidhur me këtë kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj tha se viti 2025 është ndër vitet që plotësisht është përmbushur ajo çka ishte planifikuar.
“Duket se është një ndër vitet që tregon një përmbushje të plotë të asaj që është planifikuar në fundvit si vlerësim edhe për këshillin edhe për gjykatat është tepër me rëndësi që si trend me vazhdua duke pas në vëmendje specifikat që i dikton koha në kuadër të rrethana dhe gjendjes që ndodhet në nivel të gjyqësorit”, tha ai.
Në mbledhjen sotme Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka miratuar planit të punës së Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për vitin 2026./kp