KFOR zhvillon patrullime përgjatë vijës kufitare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë

Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të vendosur në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar patrulla të çmontuara përgjatë Vijës Kufitare Administrative në Kosovë, me qëllim të sigurimit të lirisë së lëvizjes dhe ruajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët. Në një komunikatë zyrtare, KFOR thekson se…

Lajme

03/05/2025 18:49

Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të vendosur në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar patrulla të çmontuara përgjatë Vijës Kufitare Administrative në Kosovë, me qëllim të sigurimit të lirisë së lëvizjes dhe ruajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në një komunikatë zyrtare, KFOR thekson se këto patrullime kryhen në mënyrë rutinore nëpër komuna të ndryshme të Kosovës dhe janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtur stabilitetin në rajon.

“Qoftë në mënyrë të pavarur apo në bashkëpunim me partnerët tanë të sigurisë, KFOR mbetet i përkushtuar ndaj misionit tonë,” thuhet në njoftim.

KFOR-i, që nga viti 1999 operon në bazë të mandatin të dhënë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vazhdon të jetë i angazhuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.

Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në kuadër të mekanizmit të reaguesve të sigurisë, duke koordinuar veprimet në përputhje me rolet dhe përgjegjësitë përkatëse.