KFOR-i kryen trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave

Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se Batalioni Taktik Rezervë (KTRBN) dhe Njësia Shumëkombëshe e Specializuar (MSU) zhvilluan trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në kampin Novo Selo. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ky ushtrim u bë për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale. “Një…

Lajme

26/04/2025 19:32

Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se Batalioni Taktik Rezervë (KTRBN) dhe Njësia Shumëkombëshe e Specializuar (MSU) zhvilluan trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në kampin Novo Selo.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ky ushtrim u bë për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.

“Një fazë aktiviteti u zhvillua në koordinim të ngushtë me Detashmentin e Mbështetjes së Lëvizshmërisë (MSD) dhe me Ekipin Taktik të Psiopëve (TPT)”.

“Gjatë ushtrimit, si pjesë e trajnimit u përdor edhe automjet për hedhje të ujit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.