KFOR-i jep detaje për shpërthimin e bombës së Luftës së Dytë Botërore në Kaçanik

KFOR-i ka dhënë detaje për shpërthimin e kontrolluar të një bombe që datonte që nga Lufta e Dytë Botërore në Kaçanik. Bomba që peshonte 250 kilogramë, ishte gjetur nga banorët lokalë afër lumit. “Përgatitja dhe ekzekutimi i këtij aktiviteti janë kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare për të ofruar siguri për komunitetin lokal, nën mbikëqyrjen…

Lajme

02/05/2025 19:02

KFOR-i ka dhënë detaje për shpërthimin e kontrolluar të një bombe që datonte që nga Lufta e Dytë Botërore në Kaçanik.

Bomba që peshonte 250 kilogramë, ishte gjetur nga banorët lokalë afër lumit.

“Përgatitja dhe ekzekutimi i këtij aktiviteti janë kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare për të ofruar siguri për komunitetin lokal, nën mbikëqyrjen direkt të komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani”, thuhej në njoftim.

Në këtë shpërthim të mbikëqyrur ka marrë pjesë edhe FSK-ja, si pjesë e stërvitjeve. Ndërkaq, Policia e Kosovës ka mbikëqyrur zonën.