KFOR-i italian stërvitet kundër trazirave
Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikopter me mjete kundër trazirave. Ky trajnim specifik, sipas KFOR-it, i lejoi ushtarët e përfshirë të përmirësonin teknikat e tyre për zbarkimin nga helikopteri me pajisje të plota të kontrollit të turmës dhe trazirave, në mënyrë që të ishin menjëherë operacional për objektivat që do…

Lajme
Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikopter me mjete kundër trazirave.
Ky trajnim specifik, sipas KFOR-it, i lejoi ushtarët e përfshirë të përmirësonin teknikat e tyre për zbarkimin nga helikopteri me pajisje të plota të kontrollit të turmës dhe trazirave, në mënyrë që të ishin menjëherë operacional për objektivat që do të siguroheshin.
KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë.