KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët italianë, kroatë dhe maqedonas

KFOR-i ka njoftuar se komandanti i Komandës Rajonale Perëndim kolonel Francesco Errico, ka udhëhequr ceremoninë e dhënies së medaljeve për kontingjentet nga Italia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut. Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se ceremonia është zhvilluar në Pejë, në kampin Villaggio Italia. ‘‘Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim në kuadër të misionit të…

Lajme

31/05/2025 19:24

KFOR-i ka njoftuar se komandanti i Komandës Rajonale Perëndim kolonel Francesco Errico, ka udhëhequr ceremoninë e dhënies së medaljeve për kontingjentet nga Italia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se ceremonia është zhvilluar në Pejë, në kampin Villaggio Italia.

‘‘Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kolonel Francesco Errico, udhëhoqi ceremoninë e dhënies së medaljeve për kontingjentet nga Italia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut, e mbajtur në Kampin Villaggio Italia në Pejë’’, ka njoftuar KFOR-i.