“Këtu jam kryeministër në detyrë, atje jam deputet” – Kurti arsyetohet se pse nuk po i flet mediave para dhe pas seancave të Kuvendit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka sqaruar arsyen pse nuk po deklarohet për media para dhe pas seancave të Kuvendit të Kosovës Kurti që nga fillimi i tentimeve për konsitutim të Kuvendin, në momenti e hyrjes në oborrin e Kuvendin, nuk e thoshte asnjë fjalë për media, e komenti i tij sot mbi këtë…

Lajme

24/06/2025 11:25

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka sqaruar arsyen pse nuk po deklarohet për media para dhe pas seancave të Kuvendit të Kosovës

Kurti që nga fillimi i tentimeve për konsitutim të Kuvendin, në momenti e hyrjes në oborrin e Kuvendin, nuk e thoshte asnjë fjalë për media, e komenti i tij sot mbi këtë ishte mjaft interesant.

“Unë po flas këtu dhe nuk po flas në Kuvend, sepse atje jam njëri nga 48 deputetët e subjektit fitues. Ndërkaq këtu jam si kryeministër në detyrë”, u shpreh Kurti.

Deklarata e tij vjen pas vazhdimeve të njëpasnjëshme të seancës konstituive të Kuvendit, gjithsej 36 sosh, pas vendosjes së gurthemelit për marrjen e aneksit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fillimin e rinovimit në këto depo./Lajmi.net/