“Këto skena janë provokime”, Tahiri: Është shkel Kushtetuta, aktvendimi i kushtetueses dhe rregullorja e Kuvendit

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se deputetëve u është pamundësuar ushtrimi i detyrës së tyre. Tahiri ka deklaruar se deputetët përfaqësojnë sovranin dhe se detyra e tyre është të ushtrojnë mandatin e dhënë nga qytetarët. “Ne jemi të vetëdijshëm që këtë situatë nuk e…

Lajme

12/08/2026 13:30

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se deputetëve u është pamundësuar ushtrimi i detyrës së tyre.

Tahiri ka deklaruar se deputetët përfaqësojnë sovranin dhe se detyra e tyre është të ushtrojnë mandatin e dhënë nga qytetarët.

“Ne jemi të vetëdijshëm që këtë situatë nuk e do asnjë deputet apo asnjë deputete. Neve na u ka pamundësu ushtrimi i një detyre që na e ka dhënë qytetari i Kosovës, respektivisht sovrani. Ne e përfaqësojmë sovranin”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se puna e deputetëve është të sfidojnë qeverinë dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre institucionale.

“Puna jonë është këtu, puna jonë është me sfidu qeverinë. Çka duhet me bo na më shumë se me thirr një seancë konstituive që me ushtru detyrën edhe punën tonë?”, është shprehur ai.

Tahiri i ka cilësuar si provokime zhvillimet e fundit në Kuvend, duke kritikuar ata që, sipas tij, po dërgojnë deputetë në vend të zyrtarëve që duhet të jenë të pranishëm.

“Këto skena janë provokime. Pse s’janë ardhë ata zotnit që janë nëpër zyre, tu i qu herë një grua deputete, herë një grua deputete?”, ka deklaruar Tahiri.

Deputeti i Aleancës ka akuzuar gjithashtu për shkelje të Kushtetutës, të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit.

“Është shkel neni 66, është shkel aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese që e thotë troç që duhet me u konstitu Kuvendi, është shkel Rregullorja e Punës”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/