Këto sëmundje i shëron përdorimi mjekësor i mariuhanës

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, është konstatuar se përdorimi i marihuanës për qëllime mjekësore mund të përmbaj veti shëruese, dhe të ndihmoj pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike nervore, kanceri si dhe ata që kanë sklerozë të shumëfishtë dhe që përjetojmë spazma të muskujve.

Lifestyle

24/06/2015 12:56

Edhe pse nuk ekzistojnë prova që përkrahin përdorimin e marihuanës mjekësore për qëllime tjera, siç janë çrregullimi i gjumit, sindroma Tourette dhe çrregullimet e ankthit. Por siç duket marihuana nuk u ka ndihmuar edhe aq njerëzve me depresion ose psikozë, apo atyre që kanë presion të syve për shkak të glaukomës, thuhet në studim, transmeton lajmi.net.

aa

Megjithatë, shumë studime tjera të bëra deri më tani kanë zbuluar se marihuana kishte pak efekte, kanë deklaruar një grup studiuesish. Thuhet se nevojiten studime më të fuqishme për të konfirmuar efektet mjekësore të cannabinoids, komponime që janë aktive në përbërësit e marihuanës.

aaa

“Ekzistojnë prova që mbështesin përdorimin e cannabinoidsit për trajtimin e sëmundjeve kronike. Megjithatë, ky fakt duhet balancuar kundër rritjes së rrezikut të efekteve anësore”, ka deklaruar bashkë-autorja e studimit Penny Ëhiting, e cila njëherit është studiuese e epidemiliologjisë në Universitetin Bristol të Britanisë së Madhe. (lajmi.net)