Këto janë zyrtaret që u arrestuan sot nga aksioni në Ministri të Infrastrukturës, njëra nga to nëna e reperit të njohur

Sot, Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë realizuar një aksion në Ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Lajmin për aksion e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka thënë se po kryhen hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. “Policia e Kosovës me…

Lajme

12/06/2025 11:56

Sot, Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë realizuar një aksion në Ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lajmin për aksion e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka thënë se po kryhen hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani.

Nga ky aksion, është raportuar se janë arrestuar tre zyrtare në Ministri të Infrastrukturës.
Siç është raportuar në media, tre zyrtaret e arrestuara janë Flora Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Vishaj.
Flora Selimi është nëna e reperit të njohur kosovar, Ghetto Geasy.