Këto janë vendet që votuan kundër Kosovës në UNESCO

Ndër vendet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, sot ishin; Brazili, Kina, Rusia, Spanja, Kazakistani, Bjellorusia, Palestina, Koreja e Veriut, Sllovakia, Uruguai, Venezuela, Bahrejni, Indonezi, Kuba, Irani, Gjeorgjia, Indonezia, Kazakistani, Kurdistani, Kuvajti, Libani e Filipinet.

Lajme

09/11/2015 15:03

Ndërkohë Kosovën sot nuk e votuan edhe shumica e shteteve me popullsi myslimane, në të cilat Kosova besonte se mund të kishte votën e tyre, siç janë; Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania, Kuvajti, Egjipti, Maroku, Palestina, Indonezia, Siria e Libia.

Ata që abstenuan ndër të tjerë ishin edhe Bosnje-Hercegovina, Bangladeshi, Kolumbia, Greqia, Nigeria, Peru, Polonia, Rumania, Kameruni, Xhamajka, Singapor, Trinidad dhe Tobago, Korea e Jugut, Tunizia, dhe Zambia.