Këto janë të gjitha aplikacionet dhe uebfaqet që i kanë ndaluar qasjen Donald Trump
Pas skandalit të fundit, kur ai mbështeti sulmuesit e senatit më herët gjatë kësaj jave, shumë aplikacione dhe uebfaqe kanë ndërmarrë aksion.
Auto & Tek
Bllokimi i Donald Trump nga Twitter mund të jetë një prej ndalesave më të mëdha në media sociale që ka ndodhur në të gjithë historinë e presidentëve amerikan, shkruan “Indy100”.
Postimet e tij të rregulla, që vazhdimisht kanë shkaktuar probleme tani nuk do të jenë më të mundura, pasi që Twitter e ka bllokuar qasjen në llogarinë e tij përgjithmonë, transmeton lajmi.net.
Shkurtimisht pas Twitter, qasjen i ka bllokuar ehde Facebook dhe Instagram, pa një afat të caktuar. Mirëpo këto nuk ishin bllokimet e vetme që kanë ndodhur që prej atëherë.
Duke ndjekur shembullin e këtyre kompanive edhe Google ka ndjekur shkurtimisht pas të gjitha shqetësimeve që kanë shkaktuar mediat pro-Trump.
Apple gjithashtu ka bllokuar Trump nga përdorimi i AppStore.
Amazon ka bllokuar qasjen e presidentit në uebfaqe dhe gjithashtu shërbimet e Amazon nuk do të jenë në dispozicion për Trump.
YouTube gjithashtu ka fshirë llogarinë e Donald Trump dhe ka fshirë me mijëra video në lidhje me të si shkak i shpërndarjes së informacioneve të rreme, transmeton lajmi.net.
Trump i është ndaluar qasja edhe në Snapchat, pasi që përkrahësit kanë shfaqur pamje të dhunshme të ndodhisë së sulmit në këtë aplikacion, prandaj është vendosur që asgjë në lidhje me Donald Trump të mos lejohet të shfaqet në këtë aplikacion.
TikTok mund të thuhet se në mënyrë ironike e ka ndaluar publikimin e çdo deklarate të Trump në lidhje me dhunën apo “patriotët” që sulmuan senatin. Kjo është shumë ironike duke marrë parasysh se vjet presidenti Trump dehsi të ndalonte përdorimin e TikTok në SHBA për “arsye sigurie” pasi që kompania është kineze.
Twitch, Reddit, Shopify, dhe Pinterest kanë ndaluar gjithashtu të gjitha postimet në lidhje me dhunën që ndodhi në senat, pasi që ajo shkelë rregulloren kundër dhunës që aplikohet në pothuajse të gjitha aplikacionet e famshme, dhe gjithashtu kanë bllokuar qasjen e presidentit në to, ndonëse ai nuk ka një llogari në Pinterest. /Lajmi.net/