Këto janë shenjat që tregojnë se më në fund e keni harruar ish partnerin

Te gjithë e dimë se ndarjet mund të jenë të dhimbshme. Të gjithëve ju duhet kohë për të harruar, falur dhe më në fund të shkoj përpara.

Lifestyle

25/08/2019 13:47

Këto faza siç u cek edhe më lartë janë të dhimbshme dhe emocionale. Megjithatë, ndjenja e lirisë nuk mundet të përshkruhet me djalë kur ju më në fund keni gjetur paqe rreth të kaluarës.

Nëse jeni duke e pyetur vetën se si t’i gjeni shenjat se më nuk keni ndjenja dhe se jeni gat për të vazhduar përpara, atëherë këtu mund t’i gjeni disa prej tyre, raporton “ETimes”, transmeton lajmi.net.

Më nuk e keni nevojën të flisni me ta

Ju tashmë nuk do të qëndroni gjatë tërë kohës në telefon dhe të jini në kontakt me ta. Ju më nuk e ndjeni nevojën për t’i telefonuar apo edhe për t’i shkruar ndonjë mesazh.

Nuk ju intereson nëse ka filluar të dalë me të tjera

Nëse ish partneri juaj është duke u takuar apo në lidhje me dikë tjetër kjo gjë më nuk ju shqetëson.

Jeni të lumtur me statusin e beqares/beqarit

Të jeni beqar më nuk ju frikëson. Ju e shijoni kompaninë e të tjerve dhe vetës të cilët i konsideroni mbështetës.

Nuk i kujtoni datat dhe rastet e veçanta me ish personin

Koha shëron gjithçka dhe kujtimet shuhet. Tani ju nuk kujtoni ato datat dhe takimet që i keni pasur.

Nuk i krahasoni të tjerët më ishin tuaj

Kurdo që shkoni në takim me dikë tjetër, ju nuk e krahasoni atë me ishin tuaj.

Mbi të gjitha, pothuajse ne të gjithë kemi kaluar në ndarje, por i kemi përjetuar edhe kthimet e ish partnerit apo partneres të cilët janë munduar të kthehen apo të flirtojnë me ju. Nëse keni arritur të i thoni jo, atëherë urime, ju jeni gati të vazhdoni jetën tuaj  pa menduar për ta.

Dhe më e rëndësishmja, është se ju tashmë keni mësuar nga gabimet e lidhjes së kaluar dhe nuk e  luani rolin e viktimës. Ju tani e dini se çfarë do kërkoni tek një person tjetër dhe se cilat gjëra nuk mund t’i toleroni tek  një person tjetër.  /Lajmi.net/