Këto janë sëmundjet e trashëgueshme që iu rrezikojnë jetën

Sëmundjet e trashëguara, ose sëmundjet gjenetike, janë sëmundje që transmetohen nga njëri brez në tjetrin. Sëmundjet gjenetike janë aktualisht të pashërueshme, mbasi shkenca akoma nuk është në gjendje të korrigjoje defektin, edhe pse ekzistojnë kura për to.

Lifestyle

13/04/2018 21:26

Një pjesë e madhe e sëmundjeve gjenetike janë vdekjeprurëse, ose shkaktojnë çrregullime të rënda të funksionimit të organeve të njeriut, që bëjnë të pamundur një jetesë normale dhe për një kohë të gjatë.

1-Humbja e kujtesës

Skleroza konsiderohet si një sëmundje femërore. E cila zakonisht trashëgohet nga nëna tek vajza dhe shfaqet në 90 për qind të rasteve, gjithmonë në moshën e tretë. Kjo sëmundje prek të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nuk lidhet aspak me kushtet e varfra apo me mirëqenien. Mjekët këshillojnë analizën e pemës gjenalogjike të familjes dhe evidentimin e rasteve, kjo për t’u trajtuar më pas në kohë.

2- Zemra

Sipas studimeve të bëra në fushën e mjekësisë, është treguar se fëmijët e prindërve që vuajnë nga zemra kanë më shumë të ngjarë të preken nga sëmundje zemre. Madje, sipas studimit, më i lartë është rreziku i prekjes nga sëmundja midis fëmijëve, se sa i trashëgimit të saj nga prindërit. Po ashtu, ekziston rreziku i prekjes nga sëmundje kardiovaskulare mes fëmijëve të një familjeje, se sa i trashëgimit të saj nga prindërit.

3-Tensioni

Specialistët janë të gjithë një mendje kur përmendet tensioni. Për ta sëmundja është e trashëgueshme dhe u shfaqet njerëzve kryesisht pas moshë 40 vjeçe, si dhe rëndohet edhe më shumë në moshën e tretë. Më të prekura duket të jenë gratë, megjithatë vitet e fundit po rritet numri i meshkujve që kanë probleme me tensionin.

4-Pankreasi

Shfaqja e sëmundjes së pankreasit ka vetëm dy mundësi. E para është trashëgimia, çka do të thotë se personat lindin me këtë sëmundje e cila u shfaqet atyre që në fëmijëri, ose rasti i dytë, ndodh kur sëmundja provokohet nga keqformime, fibroza cistike, trajtime kirurgjikale apo dhe disa medikamente si estrogenet, etj.

5- Anemia

Mungesa e hekurit. Ata persona të cilëve u shfaqen probleme me aneminë që në muajt e parë të lindjes, do të thotë se e kanë të trashëguar atë. Zakonisht kur sëmundje trashëgohet nga nëna tek fëmija, ajo nis të shfaqet që në 6-mujorin e parë të lindjes dhe një ndër simptomat kryesore përveç ngjyrës së verdhë në lëkurë është edhe se fëmijët vjellin pa pushim, dhe kjo nuk është aspak e zakonshme.

6-Diabeti

Specialistët e shëndetësisë kohët e fundit kanë arritur të zbulojnë se predispozicioni për t’u sëmurë nga diabeti është më i madh tek ata persona që kanë një të afërm me diabet. Edhe pse kohë më parë kjo teori nuk pranohej, pasi ende nuk kishte asgjë konkrete, tanimë është zbuluar se trashëgohen nga njëri brez në tjetrin genet që mbartin vetitë e organizmit të sëmurë.

7-Dhimbjet e shpinës

Ekziston një origjinë gjenetike e dhimbjes së mesit. Sipas një studimi të publikuar para disa vitesh me 400 binjakë, gjenet difektoze janë në fakt shkak për 60% të kësaj sëmundjeje.

Ky studim konfirmoi se binjakët vuanin nga të njëjtat probleme të kurrizit. Ata kishin të njëjtat simptoma dhe të njëjtat sëmundje të disqeve inter-vertebrale. Kjo tregon se dhimbjet e mesit thuajse gjithmonë janë të trashëguar dhe kalojnë tek fëmijët, shfaqja e së cilës mund të ndodhë edhe pas moshës 40-vjeçare.

8-Osteoporoza

Personat që jetojnë me familjarë të cilët vuajnë nga osteoporoza e kanë deri në 80 për qind mundësinë që sëmuren edhe vetë nga kjo sëmundje. Zakonisht sëmundja shfaqet pas moshës 25-30 vjeçe, megjithatë nuk përjashtohen edhe rastet kur personat të ndryshëm mund të preken nga kjo sëmundje edhe para kësaj moshe.

9. Kanceri i gjirit

Trashëgimia është një faktor për kancerin e gjirit. Motrat ose nënat e atyre që kanë vuajtur nga kjo sëmundje janë 2-3 herë më shumë më të rrezikuara të preken nga kjo sëmundje se gratë e zakonshme. Thuajse asnjë vajzë e cila ka pasur motrën apo nënën me këtë sëmundje nuk ka “mundur” t’i shpëtojë asaj.

Kryesisht sëmundja shfaqet pas të 30-ve, por ka raste kur ajo shfaqet edhe më shpejt. Duke qenë se është një nga sëmundjet më të trashëgueshme rekomandohet vizita për vajzat të paktën një herë në vit.

10-Cërma

Trashëgimia gjenetike është një nga arsyet se pse mund të kalojë sëmundja nga prindi tek fëmija. Kjo për arsyen se mënyra sesi acidi urik krijohet dhe përpunohet nga trupi, komandohet nga gjenet. Megjithatë sëmundja zhvillohet edhe gjatë jetës, edhe në rast se personi nuk ka pasur asnjë në familje me këtë sëmundje.

Është e rëndësishme që të gjithë të kenë kujdes për këmbët, të mos mbajnë pesha të rënda dhe të jeni gjithnjë në ekuilibër.