Këto janë raportet e plota që erdhën nga Zvicra për rastin “Dehari”
Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë është kryer ekspertiza mbi vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili u gjet pa shenja jete në qendrën e paraburgimit në Prizren.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/10/auto_astrit-dehari_1552150845-14591171571843574.jpg)
Lajme
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka dërguar raportin e plotë të kryer në Zvicër, të cilin Prokuroria Themelore e Prizrenit, ia dorëzoi familjes së Astritit dhe avokatit.
Në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. Dehari Astrit, përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh”.
Ndërsa bashkëngjitur është edhe raporti i zgjeruar që ka 45 faqe.
Gazeta Express ka siguruar të plotë dy raportet.
KËTU mund ta gjeni raportin e parë.
Raportin e dytë mund ta gjeni KËTU.