Këto janë gjuhët që fliten dhe mësohen më së shumti nëpër botë (Foto)

Kjo është një hartë e re që na kujton se si gjuhët rrisin ndikimin kulturor, ekonomik dhe fetar nëpër botë.

Fun

30/08/2016 09:20

Sipas të dhënave në këtë hartë grafike,  shpërndarja e gjuhëve ndjek modelet e migrimit të njerëzve, kolonizimin dhe ndikimin fetar, transmeton lajmi.net.

Në këtë rast, romakët kanë përhapur latinishten në gjithë Evropën dhe në Mesdhe.

Perandoria Britanike bëri gjuhën angleze, gjuhën globale që është edhe sot.

Gjuha angleze, sot është gjuhë amtare e një totali prej 335 milionë njerëzve, 225 milionë prej tyre në SHBA.

Gjuha angleze është folur në 110 vende, më shumë se çdo gjuhë tjetër.

Historia koloniale e Spanjës në Amerikën Latine, gjithashtu ka lënë një trashëgimi të fortë gjuhësore.

Gjuha spanjolle është gjuha amtare në 35 vende dhe flitet nga 399 milionë njerëz.

Tani, është edhe gjuha arabe që është përhapur më gjerësisht. Kjo gjuhë flitet në 60 vende nga 242 milionë njerëz.

Gjuha arabe është përhapur nga ushtritë myslimane në shekullin e shtatë para erës sonë, kur edhe Islami është shfaqur si forcë e re fetare.

Por, gjuha më e përdorur është gjuha kineze.

Gjuha kineze është gjuha me numrin më të madh të folësve deri tani.

Dialekte të ndryshme në Kinë janë gjuhë amtare e mbi një miliard njerëzve.

Shumica prej tyre jetojnë në territorin e Kinës, por ka edhe prej tyre që jetojnë nëpër Azi.

Ndërsa sipas disa studentëve të anketuar, gjuhët që sot më së shumti po mësohen janë këto:

1.5 miliardë studentë po studiojnë anglisht, dhe 126 milionë frëngjisht, kinezisht ose spanjisht. /lajmi.net