Këto janë fjalët e Pochettinos për Emery në prag të derbit londinez

Tottenham  do të luaj ndeshjen e radhës në udhëtim ndaj Arsenal, për kryendeshjen e javës në Premierligë.

Sport

30/11/2018 16:54

Kjo ndeshje do të jetë tejet interesante jo vetëm për faktin që është derbi lokal, mirëpo edhe renditja në tabel e bën situatën më interesante.

Tottenham pozicionohet në vendin e tretë me 30 pikë, 3 më shumë se Arsenal të cilët janë në pozitën e pestë.

Para kësaj ndeshje, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka lëshuar disa komente për trajnerin kundërshtar, Unai Emery.

“Do të jetë shumë ndryshe. Tani do të përballem me një mik të mirë, Unai Emery. Do të jetë e “sikletshme”, por kur të filloj ndeshja do të garojmë” ka thënë Pochettino për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie fantastike kur jemi përballur në Spanjë. I dëshiroj atij të gjitha të mirat këtu në Arsenal, por jo në ndeshjen kundër ne” ka thënë argjentinasi.

Emery e ka “ringjallur” Arsenalin duke arritur rezultate të jashtëzakonshme këtë sezon. Ai ka korrur sukses edhe në Ligën e Evropës, ku atje ka siguruar kalimin në fazën tjetër.

Pochettino në anën tjetër ka vazhduar formën e mirë në Premierligë, kurse në Ligën e Kampionëve e ka të diskutueshëm vazhdimin e garës. /Lajmi.net/