Këto janë femrat që ja zbardhen fytyrën Kosovës, prinë Majlinda Kelmendi

8:31 | 8 Gusht 2016

Tashmë shumë herë e dëshmuan se femrat kosovare mund të bëjnë që vendi i tyre të ndihet krenar me to duke e vendosur Kosovën në majën e asaj që çdo shtet do të kishte dëshirë të ishte.

Po fillojmë me Majlinda Kelmendin, e cila triumfoi në “Rio 2016”, dhe i siguroi medaljen e artë Kosovës. Edhe pse kjo ishte hera e parë e Kosovës që merr pjesë në Lojërat Olimpike, Majlinda dëshmoi se ky vend ka njerëz që e duan fitoren me çdo kusht, e kjo fal punës së palodhshme, shkruan lajmi.net.

Kelmendi luajti rolin e një ambasadoreje e cila e përfaqësojë Kosovë më mirë se kushdo tjetër, e gjithë kjo me fitore dhe çmime të rëndësishme kudo në botë.

Me Majlinda Kelmendin nuk krenohet vetëm populli i Kosovës, por të gjithë sportdashësit kudo në botë, duke i dhënë mbështetje dhe duke e falënderuar për lojën dhe qëndrimin e saj.

zyrtare11

Atifete Jahjaga, presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës, dëshmoj së femra kosovare mund ta udhëheqë një popull dhe ta përfaqësoj atë denjësisht kudo në botë.

Kosova është duke u dalluar edhe në skenën muzikore. Në vitet e fundit në skenën botërore kanë filluar të hyjnë emra të rinj të këngëtareve të reja si Rita Ora, Dua Lipa, Era istrefi.

rita7

Rita Ora, e cila tashmë është gati 10 vite në skenën muzikore, dhe kudo që shkeli këmba e saj tregoi se prej nga vinte dhe kush ishte Kosova.

bg_header_image_1900-min

Menjëherë pas Ritës është edhe këngëtarja 26 vjeçare, Bebe Rexha e cila po “çmend” botën me vokalin mahnitës gjithë andej.

Era Istrefi, së fundmi pushtoi botën me hitin muzikor “Bonbon”. Edhe Era e dëshmoi se Kosova ka talent të shumtë dhe ketë po e dëshmon koha çdo ditë.

Era ku do që është paraqitur ka lënë një përshtypje tejet të mirë dhe ka mahnitur publikun.

Dua Lipa, gjithë britanikët e parashikuan një të ardhme të madhe për të dhe ashtu edhe po ndodh. Lipa iu ra në sy të gjithëve me vokalin e saj të mrekullueshëm.

Është e vështirë të përcaktohet suksesi i madh i të rinjve kosovarë, gjithë andej botës,  por kjo nuk ka dhe aq rëndësi, e rëndësishme është tani janë duke vendosur gjurmë kudo në botë për të mos u shlyer kurrë më. /Lajmi.net/