Këto janë dy kërkesat e Opozitës
Partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma, përmes një deklarate të përbashkët për media, kanë paraqitur dy kërkesat e tyre për Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

Lajme
Opozita thotë se ata janë të vendosur që të kundërshtojnë marrëveshjet me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
Më poshtë lexoni deklaratën e plotë të opozitës:
DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR
Ne jemi të vendosur në protestën tonë kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi. Qeveria e Republikës me marrëveshjet në fjalë ka krijuar situate të jashtëzakonshme. Kuvendi nuk mund të vazhdojë sikur zakonisht. Protesta jonë në Kuvend nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojmë normalizimin e ‘Zajednicës’ dhe faljen e tokave të Kosovës Malit të Zi.
- Kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit që të mos thërras më seancë plenare. Çfarëdo insistimi në këtë drejtim është provokim dhe përshkallëzim i situatës në Republikën e Kosovës.
- Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të merr vendim për tërheqje nga Marrëveshjet me Serbinë dhe atë për demarkacion me Malin e Zi. Vetëm tërheqja nga këto marrëveshje do ta kthejë normalitetin institucional dhe shoqëror në Kosovë.