Këto janë arsyet pse një lidhje fillon të përkeqësohet

Pse vijmë deri tek keqkuptimi dhe stresi i pa nevojshëm në një lidhje?

Lifestyle

05/02/2020 10:17

Së pari duhet të ndaloni së menduari se gabimi ose faji është i juaji.

Në një lidhje gjithmonë duhet të ketë mirëkuptim mes dy personave.

Një partner egoist asnjëherë nuk është ideal për një lidhje.

Mund të bini në dashuri me dikë që duhet kujtuar çdo detaj të tij por shumica nga ata krijojnë një lidhje vetëm për tu treguar prindërve dhe shoqërisë.

Nëse i kushtoni vetes vëmendje të tepruar dhe asnjëherë nuk kujdeseni për gjendjen emocionale të partnerit tuaj atëherë krijoni një distancë në lidhje, raporton “Inspire”, transmeton lajmi.net.

Dallimi i të qeshurave me dashuri. Disa nga vajzat shprehin emocionet e tyre me të qeshura, ka persona që i fshehin ndjenjat e tyre por ka edhe nga ata që i shfaqin përmes gjesteve dhe të qeshurave.

Të fajësoni partnerin tuaj krijoni stres të pa nevojshëm, ndoshta më mirë është që të zgjidhni një problem në mënyrën tuaj por pa e shqetësuar partnerin.

Stresi i tepër shkakton keqkuptime. Është e nevojshme që në kohën e një fjalosje mes një qifti të mos merren vendime të shpejta gjatë një keqkuptimi, ndikon stres dhe keqkuptime pasi që nuk jeni duke menduar siç duhet nga nervoza dhe stresi. /Lajmi.net/