Këto janë arsyet pse është e rëndësishme të flini pa reçipeta

Po pse është më e rëndësishme t’i heqësh reçipetat gjatë gjumit?

Lifestyle

04/07/2021 11:45

Ka shumë spekulime rreth kësaj teme: A duhet apo nuk duhet të mbash reçipeta gjatë gjumit? Disa gra e kanë zgjidhjen të thjeshtë – nuk ndihen mirë me to dhe vendosin t’i heqin, por ka të tjera që i mbajnë reçipetat edhe gjatë natës me arsyetimin se ato e mbrojnë gjirin, shkruan IconStyle.

Shumë studiues, në fakt, kanë sugjeruar që mbajtja e reçipetave gjatë gjumit mund të çojë deri në kancer të gjirit dhe disa të tjerë thonë se rreziku i tyre mund të çojë deri në infeksione të rënda të lëkurës, transmeton lajmi.net.

Po pse është më e rëndësishme t’i heqësh reçipetat gjatë gjumit?

1. Reçipetat, veçanërisht ato me materiale të dobëta ose sintetike, mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut. Teli rreth zonës së gjirit ndikon në sistemin nervor. Edhe llojet e tjera të reçipetave, me prerje të ngushtë, lëndojnë indet rreth gjirit. Kështu që, më mirë është t’i heqësh.

2. Ndërsa fle, ka shanse të ndodhë që telat mund të dalin apo edhe rripat mund të të pengojnë dhe irritojnë lëkurën. Kjo mund të shkaktojë acarim të lëkurës. Ndodh edhe të të shkaktojnë plagë në lëkurë, kështu që për të parandaluar këto siklete, më mirë hiqi

3. Mbajtja e reçipetave gjatë gjumit mund të nxisë edhe infeksione të ndryshme të lëkurës nxitur edhe nga lagështira që krijon sfungjeri i tyre në zonën e kraharorit. Jepu gjinjve më shumë frymëmarrje.

4. Mbajtja e reçipetave mund të sjellë edhe shqetësime gjatë natës. Nga parehatia, mund të të prishet edhe gjumi.

5. Mbajtja e reçipetave për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë edhe pigmentim, njolla, pika të errëta dhe në shumë raste edhe skuqje të lëkurës.

Duke marrë parasysh të gjitha efektet e dëmshme të tyre në shëndetin e gjirit, rekomandohet t’i heqësh reçipetat para se të flesh. Sa u përket pretendimeve për rënien e gjirit, ka ushtrime të veçanta dhe terapi me masazh që ndihmojnë në ruajtjen e tij në gjendje normale. /Lajmi.net/