Këto grafite nudo të Mbretëreshës Elizabeth a i keni parë? (Foto)
Një grafit i kohëve të fundit që paraqiti Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën, në mënyrë që u konsideru ofenduese dhe ngjalli shumë reagime, nuk është se u zbulua nga kosovarët.

Bota
Grafiti është reagim figurativ i një individi apo i një grupi karshi problemeve politike e sociale.
E kësaj radhe u bë për një personalitet, por profesori i fotografisë, Fahredin Spahija thotë se nuk është e thënë që me të duhet pajtohen të gjithë.
“Nuk e kuptoj pse duhet me e problematizu një graffiti që është shfaqë nëpër muret e qytetit tonë? Është reagim i një individi dhe asgjë më shumë! Që mos të “traumatizohen” disa që paskan komentu sot në FB po ua “lehtësoj” me dy graffiti që “dikush” ia ka dediku mbretëreshës së vet, Elizabetës . Mos e bëni të madhe!”, ka shkruar ai.
Thotë se s’ka më të paprekshëm, në veçanti për artistët e grafitit.
Graffitet, zakonisht bëhen nëpër mure publike ku mund të vërehen më lehtë nga kalimtarët./ Lajmi.net