Këto dy vitamina parandalojnë rënien e flokëve

Nëse po iu bien flokët më shumë se zakonisht, atëherë ndoshta është koha që të shikoni se çfarë hani. Të keni nivele të ulëta të vitaminës D dhe hekurit mund të jenë arsyet pse flokët po iu bien.

Lifestyle

19/10/2015 16:43

Hulumtuesit në Universitetin e Kajros gjetën se gratë të cilat përjetonin humbje të flokëve kishin gjithashtu nivele të ulëta të hekurit dhe vitaminës D2 – dhe humbja e flokëve bëhej edhe më e keqe përderisa nivelet e tyre vazhdonin të binin.

“Kjo është hera e parë që mësohet roli i vërtetë i vitaminës D në humbjen e flokëve,” shpjegoi Rania Mounir Abdel Hay, një dermatologe në Universitetin e Kajros, transmeton lajmi.net.

Kështu, hulumtuesit sugjerojnë që të hani ushqime të cilat janë të pasura me hekur dhe vitaminë D. Nëse nuk e dini se çfarë ushqime duhet të hani, atëherë sigurohuni që të hani salmon, qumësht dhe lëng të portokallit.

Ju gjithashtu mund të merrni vitaminë D në formë të pilulave, të cilat kanë më shumë përfitime se veç parandalimin e rënies së flokëve: Mund të parandalojë sëmundje të zemrës, kancerin dhe frakturat e eshtrave. (lajmi.net)