Këto 15 ushqime e luftojnë kancerin, duhet t’i dini gjithësesi

Ushqimet që konsumojmë çdo ditë kanë një ndikim të rëndësishëm në mënyrën si ndjehemi dhe si funksionon trupi ynë.

Lifestyle

29/11/2016 19:41

 

Një dietë anti-kancer nuk ka shumë ndryshim nga ajo që ju konsumoni çdo ditë, por ne kemi rradhitur disa super-ushqime të cilat e luftojnë kancerin sipas studimeve të ndryshme.

Fasulja:

Fasulet kanë aftësinë për të larguar prodhimin e qelizave të kancerit, uljen e rritjes së tumoreve si dhe ngadalësimin e rritjes së tyre. Kjo i atribuohet përmbajtjes së lartë fitokimikaleve të dobishme dhe fibrave.

Karrota:

Karrotat janë të pasura me antioksidantë beta-karotene dhe ndihmojnë në mbrojtjen e membranave qelizore në trup nga të qenit të prekura nga toksinat.

Vaji i farave të zeza:

Fara e zezë, mund të forcojë e stabilizojë sistemin imunitar. Sipas studimeve për pacientët me kancer pankreatik, vaji i farave të zeza arrinë që të vrasë më shumë se 80% të qelizave malinje.

Brokoli:

Ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe ndihmon në eleminimin e qelizave parakanceroze në trup, veçanarisht për ato që shkaktojnë kancerin e gojës dhe ezofagut, transmeton lajmi.net

Xhenxhefili:

Xhenxhefili ka përbërës anti-inflamatorë që ngadalësojnë rritjen e qelizave të kancerit. Gjithashtu kjo barishte ndihmon me sëmundjen e migrenës dhe marramendjës. Është më efikase sesa kimioterapia për të vrarë qelizat e kancerit ovarian.

Hudhra:

Komponimet në hudhër që i japin erë të fortë rrisin aftësinë e trupit për ta riparuar ADN-në dhe për të mbytur qelizat e kancerit.

Rrushi:

Rrushi përmban resveratrol që lehtëson inflamacionin, ul kolesterolin dhe lufton radikalet e lira.

Shega:

Shega ka mjaftë përfitime anti-inflamatore dhe antioksiduese të fuqishme, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së qelizave të kancerit. Ju gjithashtu duhet të pini lëng të pastër të shegës.

Çaji i gjelbër:

Nëse e trajtoni vetën me një gotë të madhe të çajit jeshil në ditë ju përfitoni shumë dhe luftoni rritjen e qelizave të kancerit. Gjithashtu çaji i gjelbër detoksifikon trupin.

Perimet e detit:

Janë të pasura me vitaminë B, beta-karotene, kalcium, hekur dhe prona tjera shëruese. Ato kanë aftësi thelbësore për parandalimin e sëmundjeve.

Spinaqi:

Spinaqi përmban përfitime për shëndetësore që luftojnë radikalet e lira. Individët të cilët konsumojnë spinaq në baza të rregullta kanë një rrezik shumë të ulët të zhvillimit të kancerit ovarian dhe të mushkërive.

Domatet:

Domatet kanë shumë veti antioksiduese dhe likopene. Domatet janë konfirmuar si të dobishme në luftën kundër kancerit, shkruan lajmi.net

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë të ngarkuara me vitaminë C që rrit fuqinë e trupit dhe ngadalëson rritjen e tumorit.

Shafrani:

Një nga antioksidantët më të fuqishëm në botë dhe luftuesi më i madh i kancerit, sipas shumë studimeve. Gjithashtu shafrani ekziston në formë të kapsulave dhe mund ta merrni që ti gëzoni përfitimet e saj.

Vitamina D:

Vitamina D mund të për të rritur sistemin imunitar, ndihmon në depresionin dhe parandalon kancerin e gjirit./lajmi.net