Këto 15 shenja tregojnë se bashkëbiseduesi është duke gënjyer
Këto janë disa nga shenjat dhe veprimet që mund të ju ndihmojnë ta vlerësoni situatën më me lehtësi, e gjithë kjo falë psikologëve dhe ekspertëve të gjuhës së trupit, të cilat kanë ardhur në këto përfundime.

Lajme
Të gjithë ne mendojmë se është vështirë t’a zbulojmë nëse personi me të cilin jemi duke bashkëbiseduar, është duke na gënjyer! Por, mos u shqetësoni, e nëse keni talentin e të lexuarit ‘gjuhën e trupit’ dhe gjithashtu të lexoni ‘mes rreshtave’ atëherë me shumë pak mund do të mund t’a keni idenë të qartë se a është duke ju gënjyer personi përballë, apo është duke e thënë të vërtetën. /lajmi.net
1. Sulm kur përballen me fakte
Personat të cilët gënjejnë, në momentin kur ballafaqohen me fakte që duhet të bëjnë/thonë diçka, ata dalin në pozicionin sulmues.
2. Kur u kërkohen përgjigje të shkurta ata e zgjasin përgjigjen
Edhe pse u kërkohet përgjigje e shkurtër PO apo JO, nëse ata janë duke gënjyer fillojnë të japin një pëegjigje të gjatë dhe të detajuar.
3. Përgjigjen me përsëritjen e fjalëve tuaja
I përgjigjen pyetjes tuaj, duke përdorur fjalë dhe shprehje të njejta të cilat ju i keni thënë, e në këtë mënyrë duke u munduar të fshehin fajin.
4. Nëse vërtet nuk janë të detyruar, gënjeshtarët nuk do të përdorin deklaratat në veten e parë.
5. E vendosin theksin tek detajet
I theksojnë shumë detajet në arsyetimet e tyre, madje edhe nëse ajo nuk ka kurrfarë lidhje me pyetjen kryesore.
6. Vendosja e objekteve ndërmjet tij dhe bashkëbiseduesit
Këtë bëjnë këtë në mënyrë të pavetëdijshme në mënyrë që të mbrohen.
7. Përdorin shprehje që forcojnë sinqeritetin e tyre
Shprehjet si: ‘Të jem krejtësisht i sinqertë’, ose ‘betohem me çdo gjë më të shenjtë’.
8. Nëse ndrroni temën, vërehet lehtësim në fytyrën e tyre
Nëse keni dyshim se bashkëbiseduesi po ju gënjen, ndërroni temën, fytyra e tij tregon lehtësim nëse ka qenë duke gënjyer, por nëse ka thënë të vërtetën do të jetë krejtësisht i hutuar.
9. Kontakti me sy
Ata shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë në sy, por duhet të mos i neglizhoni sepse ka të tillë që edhe këtë e kanë të praktikuar.
10. Kafshimi i buzëve
Nëse bashkëbiseduesi juaj i kafshon, shtrembëron apo i lëpin buzët, është më se sigurt se ai/ajo është duke gënjyer.
11. Prekja e fytyrës
Gënjeshtarët kanë shprehi prekjen e fytyrës së tyre në momentet kur nuk janë duke e thënë të vërtetën, e veçanërisht kur e prekin hundën.
12. Mbledhja e krahëve
Lëvizjet e gjymtyrëve zbulojnë shumë. Nëse bashkëbiseduesi shpesh mbledhë krahët, sillet dhe tregon shenja shqetësimi apo i kryqëzon duart, është më se e sigurt ai është duke gënjyer.
13. Belbëzimi – hamenja
Gënjeshtarët shpeshherë përderisa flasin, ata edhe belbëzojnë dhe hamenden, gjithashtu edhe i zvarrisin fjalët, flasin ngadalë dhe thonë fjalë të panevojshme me të cilat zgjasin bisedën e tyre. E
14. Pauzat gjatë diskutimeve
Shumë persona para se të përgjigjen detyrohen të bëjnë pauzë të shkurtër thjesht në mënyrë që të kujtohen për informatat që u nevojiten.
15. Informacionet e tepërta (të pa-nevojshme)
Nëse personi jep informacione të shumta edhe para se t’a keni pyetur, apo për diçka që nuke e keni pyetur, është shenjë se ai është duke fshehur diçka.