Këtë javë, Kuvendi i Kosovës mban dy seanca

Kuvendi i Kosovës do të mbaj dy seanca gjatë kësaj jave. Seancat do të mbahen të mërkurën dhe të enjten. Për këtë ka njoftuar sot shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. “U dakorduam që të kemi dy seanca gjatë javës”, tha Gashi. Ndërsa shefi i GP të AAK’së bëri të ditur se cka…

Lajme

28/10/2024 13:05

Kuvendi i Kosovës do të mbaj dy seanca gjatë kësaj jave.

Seancat do të mbahen të mërkurën dhe të enjten.

Për këtë ka njoftuar sot shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“U dakorduam që të kemi dy seanca gjatë javës”, tha Gashi.

Ndërsa shefi i GP të AAK’së bëri të ditur se cka ka në seancën e të mërkurës.

“Seanca e të mërkurës është seancë e vazhdimit, janë një mori ligjesh, një mori seancash që nuk kanë marrë epilog se si kanë pasë shumicën. Pika e parë e rendit të ditës ka qenë debati për tri vjet qeveri, që tash duhet të bëhet 4 vjet”, tha Besnik Tahiri.