“Këtë institucion e ndërtoi Presidenti Rugova, si institucion të fortë dhe të tillë po e lë pas” – Osmani lë Presidencën pas pesë viteve
Pas dorëzimit të detyrës së presidentes tek Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani është larguar nga ndërtesa e Presidencës së Republikës së Kosovës të cilën e drejtoi për pesë vite. Bashkë me ekipin e saj të ngushtë, Osmani është përshendetur me pjesën tjetër të stafit të Presidencës me të cilët ka punuar. Osmani është larguar nga aty…
Lajme
Pas dorëzimit të detyrës së presidentes tek Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani është larguar nga ndërtesa e Presidencës së Republikës së Kosovës të cilën e drejtoi për pesë vite.
Bashkë me ekipin e saj të ngushtë, Osmani është përshendetur me pjesën tjetër të stafit të Presidencës me të cilët ka punuar.
Osmani është larguar nga aty me veturën që dikur e kishte përdorur Ibrahim Rugova sa kishte qenë president.